Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar pjesëtarët e ekipit të FSK-së që fituan Medaljen e Artë në garën prestigjioze ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit me ekipin, Jashari i përgëzoi pjesëtarët për suksesin e arritur, duke vlerësuar profesionalizmin, disiplinën, qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe përkushtimin e treguar gjatë garës, raporton Klankosova.tv

Siç shkroi FSK, ky rezultat është dëshmi e përgatitjes së vazhdueshme, punës ekipore dhe standardeve të larta profesionale të pjesëtarëve të saj.

“Fitimi i Medaljes së Artë në “Cambrian Patrol 2026” përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj. Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por njëkohësisht forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm ti tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook./Klankosova.tv

Lexo edhe

‘Koka’ e rrjetit rus u prangos bashkë me gruan në operacionin e madh në Mal të Zi

‘Koka’ e rrjetit rus u prangos bashkë me gruan në operacionin e madh në Mal të Zi

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Protestat e studentëve përhapen në Francë, 141 shkolla mbeten të mbyllura

Protestat e studentëve përhapen në Francë, 141 shkolla mbeten të mbyllura

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit | Momenti