Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet

Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet

Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet

Një fermer nga Gjakova, i cili merret me mbarështimin e deleve, thotë se për një nga deshtë e tij janë paguar 11 mijë franga zvicerane.

Sponsor 3M Express

Ai pretendon se bëhet fjalë për një rast të jashtëzakonshëm, duke shtuar se delet e tij kanë vlera të veçanta dhe kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Fermeri tregon për Tv Dukagjinin se aktualisht ka rreth 100 deri në 120 krerë dele, ndërsa shton se grumbullimi dhe shtimi i tyre nuk është i lehtë, pasi jo të gjithë fermerët janë të gatshëm t’i shesin.

Ai thotë se merret me përzgjedhjen e deleve, duke blerë krerë të ndryshëm dhe duke i mbarështuar me kujdes të veçantë, në mënyrë që t’i ruajë dhe t’i përmirësojë karakteristikat e tyre.

Fermeri tregon gjithashtu se delet i trajton sikur të ishin fëmijët e tij, duke u kushtuar kujdes të veçantë që nga lindja.

Në mesin e deklaratave të tij, ai përmend edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin thotë se ka ruajtur një dash me shpresën që t’ia dhurojë në rast të lirimit të tij.

Ai shton se është i hapur për vizitorë dhe media, duke i ftuar të interesuarit që të shkojnë për t’i parë nga afër delet dhe të krijojnë vetë një përshtypje për pretendimet e tij./Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lexo edhe

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit