Ferizaj shpallet zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027”

Ferizaj shpallet zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027”

Ferizaj shpallet zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027”

Ferizaj ka marrë zyrtarisht titullin “Qytet Evropian i Sportit 2027”, një njohje e rëndësishme ndërkombëtare që vlerëson angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit.

Sponsor 3M Express

Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare të Federatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit (ACES), të nënshkruar nga presidenti i saj, Gian Francesco Lupattelli, më 2 nëntor 2026.

Ky vlerësim erdhi si rezultat i investimeve në infrastrukturën sportive, mbështetjes së klubeve dhe sportistëve, organizimit të aktiviteteve dhe përpjekjeve për të krijuar mundësi më të mëdha për përfshirjen e qytetarëve në sport dhe aktivitete fizike.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e vlerësoi këtë titull si një arritje e rëndësishme, por njëkohësisht edhe përgjegjësi të re për të vazhduar zhvillimin e sportit, përmirësimin e kushteve për sportistët dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në aktivitete sportive./Telegrafi/

Lexo edhe

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?

Ferizaj shpallet zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027” | Momenti