Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 1.390 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë shoferë për vozitësit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Këto masa janë ndërmarrë për periudhën 2 deri më 8 nëntor të këtij viti.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 27 aksidente, nga të cilat: 15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona, si dhe 12 aksidente me dëme material”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njfotuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet, duke apeluar tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Klankosova.tv




