Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Postimi i plotë:

Sponsor 3M Express

Të dashur miq,

Deri më sot, as Policia e Kosovës dhe as Prokuroria nuk më kanë njoftuar nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me rastin tim. Nuk kam marrë asnjë informacion nëse “gazetari” në fjalë është thirrur për t’u intervistuar lidhur me postimin e tij, pas të cilit unë dhe familja ime kemi marrë qindra kërcënime me jetë.

Pse, edhe pas tri ditësh, nuk ka ende një përgjigje të qartë nga institucionet e drejtësisë? Pse gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe nxitja nuk po marrin vëmendjen e duhur institucionale?

Kjo situatë ma kujton periudhën e vitit 2000, kur në gazetën Epoka e Re publikoheshin shkrime përmes të cilave na etiketonin si tradhtarë. Pastaj në vitin 2001, pas një periudhe të tensionuar dhe të mbushur me nxitje politike, u vranë shokët tanë, Besim Dajaku dhe gazetari Bekim Kastrati, si dhe ndodhën shumë raste të tjera të vrasjeve me motive politike. Këto janë plagë të rënda të së kaluarës, të cilat na kujtojnë se sa e rëndësishme është që gjuha e urrejtjes dhe nxitja të mos neglizhohen.

Si deputet i Republikës së Kosovës, me përgjegjësi publike dhe me të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e ligjit, sot do t’i drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit me një ankesë zyrtare. Do të kërkoj sqarime se përse, edhe pas tri ditësh, nuk jam njoftuar për shqyrtimin e kallëzimit tim lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen, si dhe pse nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Nuk kërkoj privilegje për shkak të pozitës sime. Kërkoj që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe që institucionet përgjegjëse të reagojnë me seriozitet ndaj çdo rasti që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Siguria ime dhe e familjes sime nuk është çështje politike. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë institucionale.

Lexo edhe

Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Gjermania nxjerr në gjyq ukrainasin e dyshuar për sabotimin e gazsjellësve “Nord Stream”

Gjermania nxjerr në gjyq ukrainasin e dyshuar për sabotimin e gazsjellësve “Nord Stream”

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore