Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 13 dhe 14 tetor 2026 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Gjermania, përkatësisht nga Zvicra për në Kosovë.

Personat e ekstraduar ishin arrestuar nga autoritetet e shteteve përkatëse, pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Me datën 13.10.2026 nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasja kosovare e cila kërkohej për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Pas ekstradimit, e dyshuara u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Pejës, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Ndërsa me datën 14.10.2026, nga Zvicra për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘grabitje’. Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdimin e procedurave ligjore.
Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse prej nga u realizuan ekstradimet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekstradohen për në Kosovë dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar, njëri nga Gjermania ndërsa tjetri nga Zvicra appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




