“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga takimi i tij me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, pas emërimit të saj në këtë detyrë.

Sponsor 3M Express

Kurti ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar në zyrën e re të presidentes, duke e uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re institucionale.

“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar presidenten për detyrën e re dhe e ka falënderuar për pranimin e kësaj përgjegjësie.

“E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se institucionet do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet për çështjet që lidhen me interesin e qytetarëve dhe prioritetet shtetërore.

“Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe

Operacioni ndërkombëtar godet rrjetin ballkanik të drogës, afro 50 arrestime – dyshohet për vrasje e rrëmbime

Operacioni ndërkombëtar godet rrjetin ballkanik të drogës, afro 50 arrestime – dyshohet për vrasje e rrëmbime

Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

Infantino premton më shumë investime në Afrikë

Infantino premton më shumë investime në Afrikë