Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë.

Dëmtime serioze të kulmit janë evidentuar edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen si pasojë e erërave.

Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Komuna ka theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

“Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

“Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

Rama: I arrestuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është zyrtar komunal

Rama: I arrestuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është zyrtar komunal

Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes | Momenti