Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

Një ndalesë policore në orët e vona të së dielës në Prishtinë është kthyer në një incident të pazakontë, pasi pasagjeri i një veture Audi A3 ka tentuar t’u ikë policëve, duke hedhur në tokë një sëpatë që e mbante me vete. Situata është përshkallëzuar edhe gjatë arrestimit, kur i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive dhe ka përfunduar duke marrë trajtim mjekësor.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një Audi A3 të bardhë.

Në veturë ndodhej edhe Rijad Isufi (1996), të cilit policët i kanë kërkuar t’i largojë sendet që mbante me vete për t’iu nënshtruar kontrollit.

Por në vend që t’i nënshtrohej kontrollit, i dyshuari papritur ka nisur të vrapojë në drejtim të Rrethit të Viktorisë.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ikjes ai ka nxjerrë nga trupi një sëpatë, e ka hedhur në tokë dhe ka vazhduar të vrapojë, ndërsa policët janë vënë në ndjekje të tij.

Pas disa metrash, njësia policore ka arritur ta ndalojë dhe ta arrestojë, megjithëse ai dyshohet se ka rezistuar dhe ka shfaqur sjellje agresive gjatë arrestimit.

Situata nuk është qetësuar as pasi është futur në automjetin policor.

I dyshuari ka nisur ta godasë xhamin e veturës, duke i shkaktuar lëndime vetes, për çka është kërkuar ndërhyrja e ekipit emergjent.

Pas shoqërimit në stacion policor, Isufi është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rijad Isufi pritet të intervistohet pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

Mika Adams MVP i javës së pestë

Mika Adams MVP i javës së pestë

Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)

Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)