Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një përleshje fizike ka ndodhur pak para mesnatës në Fushë Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se është goditur në kokë nga një person tjetër, duke pësuar lëndime trupore për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:50, në rrugën “Isuf Hoxha”, ku është raportuar një konflikt fizik mes dy personave.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, viktima është R.F, 30-vjeçar, i cili ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Mentor Puqolli, 41-vjeçar.

Fazlija ka raportuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Mentor Puqolli është ndaluar për 48 orë.

Rrethanat dhe motivi i konfliktit mbeten për t’u sqaruar gjatë hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Ekskluzive | Rrahje pak para mesnatës në Fushë Kosovë – 30-vjeçari goditet në kokë, i dyshuari ndalohet për 48 orë | Momenti