Ekskluzive: Pistoleta me të cilën dyshohet se Rrahman Hoti kreu vrasjen në Suharekë ishte me leje të MPB-së

Sinjali ka siguruar informacione të reja lidhur me armën që dyshohet se u përdor në vrasjen e rëndë në Suharekë, për të cilën është arrestuar 60-vjeçari Rrahman Hoti.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson ekskluzivisht se pistoleta e llojit Sig Sauer, e cila iu gjet dhe u sekuestrua të dyshuarit gjatë arrestimit, ishte e pajisur me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

60-vjeçari dyshohet se këtë armë e përdori për të shtënë disa herë në drejtim të viktimës, pas një konflikti të dyshuar rreth një parkingu në Suharekë.

Ndërkohë, Sinjali mëson se Rrahman Hoti ka edhe një të kaluar kriminale në Zvicër, ku kishte kryer vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë vepër kishte vuajtur disa vite burg, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

Pas ngjarjes në Suharekë, Hoti ishte larguar nga vendi i krimit, por u arrestua pas ndjekjes nga zyrtarët policorë në afërsi të fshatit Samadraxhë.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftës

“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftës

Mbappé feston për kontratën e re të Gülerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

Mbappé feston për kontratën e re të Gülerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”

Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”