Ekskluzive | Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Shtetasja braziliane denoncon dhunim dhe grabitje nga tre persona – kërcënohet me thikë në banesë

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit dhe grabitjes është raportuar mbrëmjen e 6 tetorit në Prishtinë, ku një shtetase braziliane ka denoncuar se është sulmuar seksualisht dhe grabitur nga tre persona të panjohur, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar me thikë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:00, Policia është njoftuar për një grua që kërkonte ndihmë pranë pikës “ExFix”, në lagjen Ulpiana.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku kanë takuar një shtetase të Brazilit, 29-vjeçare, e cila në gjuhën angleze ka rrëfyer se ishte viktimë e një sulmi të rëndë në banesën e saj, në rrugën “Faik Konica”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima ka deklaruar se tre persona të panjohur e kishin kërcënuar me thikë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se e kishte detyruar, kundër vullnetit të saj, të kryente marrëdhënie seksuale.

Gjatë të njëjtit incident, sipas deklarimit të saj, dy personat e tjerë dyshohet se kanë kryer grabitjen, duke i marrë nën kërcënimin e thikës disa sende personale dhe para.

Nga banesa dyshohet se janë marrë dy telefona mobilë, një iPhone 16 dhe një Redmi, gjashtë kartela bankare braziliane, dokumente personale, një fotoaparat, dy mikrofona dhe rreth 50 euro para të gatshme.

Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe Krim-teknika, ndërsa janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore për veprimet përkatëse.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, me udhëzim të të cilit janë iniciuar hetimet për dy vepra penale, “Dhunimi” dhe “Grabitja”.

Identiteti i tre personave të dyshuar nuk është bërë i ditur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten objekt i hetimeve.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Shtetasja braziliane denoncon dhunim dhe grabitje nga tre persona – kërcënohet me thikë në banesë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur