Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri

Hetimet për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, kanë çuar në identifikimin dhe ndalimin edhe të personit të tretë të dyshuar.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nesim Currin, i cili është identifikuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga njësitë kompetente.

Rasti lidhet me pamjet e siguruara nga burime të hapura, ku shihen disa persona duke e tërhequr me forcë deputetin Rexhepi gjatë protestës para Kuvendit dhe më pas duke e hedhur brenda rrethojës së institucionit.

Fillimisht ishte identifikuar dhe ndaluar për 48 orë Fadil Zogaj, ndërsa më 6 tetor ishte identifikuar dhe ndaluar edhe Ekrem Selimi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas vazhdimit të hetimeve është identifikuar edhe Nesim Curri, i cili është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Ai është intervistuar në prani të avokatit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe, pas përfundimit të intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Ekskluzive | Identifikohet edhe i dyshuari i tretë për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet Nesim Curri | Momenti