Ka shkuar në gjashtë numri i personave të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në qytetin e Krakovit, në Poloni.

Sipas raportimeve të fundit, viktimat janë katër gra dhe dy burra, ndërsa 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet e qytetit.
Ministri i Brendshëm i Polonisë ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Numri i viktimave fillimisht ishte pesë, por autoritetet rajonale më vonë konfirmuan se gjashtë persona kanë humbur jetën.
Sipas policisë, i dyshuari kishte hapur zjarr ndaj personave të rastësishëm nga një veturë. Ai është plagosur gjatë përplasjes me policinë dhe është arrestuar.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




