E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pranuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballet me vështirësi dhe vonesa, duke i lidhur ato me jostabilitetin institucional, mungesën e një qeverie të plotë dhe problemet në komunikimin ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Sponsor 3M Express

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Gashani ka deklaruar se periudha dyvjeçare e jostabilitetit institucional ka ndikuar negativisht në përgatitjet për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

Ai ka theksuar se Ligji për Lojërat Mesdhetare nuk ishte miratuar për 15 muaj, ndërsa pas marrjes së mandatit, sipas tij, është vepruar me dinamikë të shpejtë për procedimin e ligjit dhe formimin e Komitetit Organizativ.

“Po iu tregoj qe po, kemi shqetësime, kemi vështirësi sepse ka pasur jo-stabilitet dhe ai dy vjeçar ka shkaktuar edhe vonesa dhe vështirësi edhe në Lojërat Mesdhetare. Që t’i përmendim vetëm disa nga ato, 15 muaj Ligji për Lojërat Mesdhetare nuk është aprovuar dhe sapo kemi marrë mandatin, me dinamikë shumë të shpejtë kemi proceduar e pastaj ka derivuar edhe formimi i Komitetit Organizativ dhe po vazhdojmë me intensitet të plotë”, ka deklaruar Gashani.

Ministri ka pranuar se problemet nuk kufizohen vetëm në komunikimin ndërmjet institucioneve vendore, por shtrihen edhe në raportet me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Sipas tij, në këtë proces ka mospajtime dhe fërkime të brendshme, të cilat ka vlerësuar se nuk është e dobishme të diskutohen publikisht. Ai ka përmendur gjithashtu mungesën e një qeverie të plotë si një prej faktorëve që kanë vështirësuar organizimin.

“Natyrisht që kemi vështirësi sepse vështirësi kemi edhe me komunikim ndërinstitucional por edhe me komunikim me Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që është ICMG. Ku është vështirësia kryesore me ICMG-n, por poashtu edhe me institucionet tona. Ka shumë, edhe komunikimet e fërkimet e brendshme dhe mospajtimet e brendshme nuk është mirë të dalin ne publik sepse nuk ndihmojnë. Jo pse nuk jemi transparent por sepse nuk ndihmojnë por disa prej vështirësive janë në mungesë të një qeverie të plotë”, ka thënë ai.

Një tjetër shqetësim që Gashani e ka ngritur në Kuvend lidhet me parimin e përfshirjes gjeografike në organizimin e Lojërave Mesdhetare, përkatësisht përfshirjen e tërë territorit të Kosovës. Sipas ministrit, ky parim bazë është vendosur të mos respektohet gjatë vitit 2025.

“Gjatë vitit 2025 është vendosur që njëri nga parimet bazë të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ të shkelet. Cili është ai? Njëri nga parimet bazë të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ është përfshirja gjeografike, përfshirja e krejt Kosovës”, ka deklaruar Gashani.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” pritet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030. Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje për herë të parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare | Momenti