“Charls” godet sonte Shqipërinë, stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit – veriu më i rrezikuar

“Charls” godet sonte Shqipërinë, stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit – veriu më i rrezikuar

“Charls” godet sonte Shqipërinë, stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit – veriu më i rrezikuar

Pas Portugalisë dhe Spanjës, moti i keq që shoqëron stuhinë atlantike “Charles” pritet të shtrihet drejt Ballkanit Perëndimor, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta edhe në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, dy ditët më problematike për vendin do të jenë e enjtja, 12 nëntor, dhe e premtja, 13 nëntor.

Të enjten pritet të mbizotërojnë erërat e forta, ndërsa të premten reshjet e shiut do të intensifikohen, veçanërisht në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Parashikimet tregojnë se shpejtësia e erës në det të hapur mund të kalojë 80 kilometra në orë, ndërsa përgjatë brigjeve jugperëndimore mund të arrijë rreth 65 kilometra në orë, raporton abcnews.

Përkeqësimi i motit mund të krijojë vështirësi për lundrimin dhe aktivitetet detare. Autoriteti portual i Vlorës u ka kërkuar subjekteve që operojnë në sektorin detar të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Stuhia “Charles” ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në Portugali, ku më shumë se 200 fluturime janë anuluar, shkollat dhe disa shërbime publike janë mbyllur, ndërsa autoritetet kanë regjistruar qindra incidente të lidhura me motin e keq.

Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Gjatë fundjavës, kushtet atmosferike në Shqipëri pritet të përmirësohen gradualisht, por temperaturat do të pësojnë rënie. Në zonat e thella malore parashikohen edhe reshje dëbore.

– YouTube youtu.be

Lexo edhe

Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit

Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit