LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, Policia publikon fotot e të akuzuarit – kërkon ndihmë për ta gjetur para seancës së 10 nëntorit

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-partneres së tij, Diana Kastrati. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin informacione për vendndodhjen e tij, pak ditë para seancës së caktuar për 10 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, kërkesa për lokalizimin e Jasharit bazohet në urdhëresën e gjykatës për seancën e 10 nëntorit. Seanca fillestare është caktuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.

Diana Kastrati ishte 27 vjeçe dhe nënë e një vajze kur u vra me armë zjarri më 18 maj 2011, pranë shtëpisë së prindërve të saj në Prishtinë. Prokuroria e ngarkon Jasharin me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe armëmbajtje pa leje.

Vetëm 22 ditë para vrasjes, më 26 prill 2011, Diana kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente. Gjykata Komunale në Prishtinë nuk e kishte shqyrtuar kërkesën. Në vitin 2013, Gjykata Kushtetuese konstatoi se mosveprimi i gjykatës kishte cenuar të drejtën e saj për jetë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e Jasharit të telefonojnë në 192 ose 0800 19999, të shkruajnë në info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar

Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata mbi 81 mijë euro nga i njëjti institucion

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata mbi 81 mijë euro nga i njëjti institucion

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, Policia publikon fotot e të akuzuarit – kërkon ndihmë për ta gjetur para seancës së 10 nëntorit | Momenti