Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

Dy raste të djegies së hamulloreve janë regjistruar mëngjesin e së dielës në komunën e Klinës, ku Policia ka identifikuar dy persona përgjegjës dhe ndaj tyre ka shqiptuar gjoba.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti i parë është raportuar më 18 tetor 2026, rreth orës 08:10, në fshatin Ujmir të Klinës.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se po digjeshin hamulloret.

Policia ka arritur të identifikojë personin përgjegjës për ndezjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për lokalizimin e tij.

Vetëm 35 minuta më vonë, rreth orës 08:45, e njëjta patrullë policore, gjatë kthimit në qytet, ka vërejtur një tjetër zjarr në fshatin Shtaricë.

Edhe në këtë rast bëhej fjalë për djegie të hamulloreve, ndërsa Policia ka identifikuar personin përgjegjës.

Të dy personat janë udhëzuar të paraqiten në Stacionin Policor në Klinë, ku ndaj secilit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për kundërvajtjet e konstatuara.

Pas këtyre rasteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos djegin hamullore dhe të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura.

Policia ka paralajmëruar se veprime të tilla mund të shkaktojnë përhapje të pakontrolluar të zjarrit, dëme materiale dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave që shkelin dispozitat ligjore, me qëllim parandalimin e zjarreve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

“Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar

PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar