Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet

Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet

Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet

Covid-19, mungesa e anesteziologëve e materialin ishin arsyet që operimet e protezës së gjurit pushuan në 2020-tën.

Tash, pas gati gjashtë vitesh, ato do të rinisin në Ortopedi, në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Nga e hëna, personeli do të kontaktoj pacientët që tashmë janë në listën e pritjes.

“Është një risi që nuk ka qenë më parë është se tash janë shpërnda në gjithë territorin e Kosovës, është bërë decentralizimi i rasteve, secili rast që është i regjionit përkatës do të operohet në spitalin rajonal të afërt. Sepse ato kanë kapacitete njerëzore të mira por normalisht do ta kenë edhe ndihmën e QKUK-së”, ka deklaruar Xhavit Gashi, Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.

Drejtori tregoi nëse materiali që do të vijë është i mjaftueshëm me numrin e pacientëve që janë në pritje.

“Listat e pritjes janë edhe nga viti 2020, numër i vogël është por kemi nga 2020-2021 e tutje diku rreth 1 mijë raste i kemi ndarë nëpër regjione kurse 1 mijë i kemi ne në Klinikë por na përvoja jonë kur të nisim me thirrjet statistikisht rreth 30% nuk vijnë”, ka theksuar Gashi.

Këtë herë nuk do të ketë më stoqe të protezave dhe të njëjtat do të jenë fiktive pa komponenta përcejellëse./TVDUKAGJINI

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

Katër ushtarë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një bazë ushtarake në Kanada

Katër ushtarë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një bazë ushtarake në Kanada

Armët ilegale,  kërcenim për sigurinë në Kosovë

Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë

Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet | Momenti