Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës

Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në këto dy objekte janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve. Për […]

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në këto dy objekte janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për këtë arsye, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Sipas institucionit, respektimi i këtyre standardeve është i rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një ambienti të sigurt për punëtorët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës | Momenti