Një person dyshohet se sot ka vrarë një burrë dhe një grua në Livoç të Ulët të Gjilanit.

“Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan”.
Policia po ashtu ka njoftuar se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe se arma e zjarrit është sekuestruar.
“I dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast”.
“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.




