Dorëzohen tri armë dhe 171 fishekë në Prishtinë, dy persona arrestohen

Dorëzohen tri armë dhe 171 fishekë në Prishtinë, dy persona arrestohen

Dorëzohen tri armë dhe 171 fishekë në Prishtinë, dy persona arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi në posedim të tyre janë gjetur tri armë dhe gjithsej 171 fishekë.

Sponsor 3M Express

Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Sipas njoftimit policor, një mashkull kosovar është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar një kasafortë të vogël metalike, në të cilën ndodheshin 54 fishekë.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpinë e tij posedonte edhe tri armë. Pas kësaj, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari së bashku me bashkëshorten e tij kanë dorëzuar dy pushkë, një pistoletë me gaz, 117 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një leje për armë.

Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ata janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zbulohet sasi e madhe e mallit të padeklaruar në Vërmicë – Dogana kap 10 tonë ngarkesë ilegale në kamion

Zbulohet sasi e madhe e mallit të padeklaruar në Vërmicë – Dogana kap 10 tonë ngarkesë ilegale në kamion

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë

Pjesëtarët e 31 shteteve kontribuuese të KFOR-it marshojnë së bashku në Kosovë