Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice

Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice
Nga piceritë familjare në New York te ndërtimi i një prej kompanive më të suksesshme të teknologjisë në industrinë e picave në SHBA – Ilir Sela, Founder & CEO i Slice, do të jetë keynote speaker në DOKU.TECH 2026, që mbahet më 5 dhe 6 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kjo […]

Nga piceritë familjare në New York te ndërtimi i një prej kompanive më të suksesshme të teknologjisë në industrinë e picave në SHBA – Ilir Sela, Founder & CEO i Slice, do të jetë keynote speaker në DOKU.TECH 2026, që mbahet më 5 dhe 6 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo do të jetë hera e parë që Sela vjen në Kosovë, në skenën e DOKU.TECH, ku do të ndajë historinë e tij sipërmarrëse, rrugëtimin drejt krijimit të Slice dhe vizionin e tij për mënyrën se si teknologjia mund të fuqizojë bizneset lokale dhe t’i ndihmojë ato të konkurrojnë në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.

I lindur në një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe i rritur në Staten Island, New York, Sela u njoh me botën e biznesit që në moshë të re, duke ndihmuar në piceritë e familjes së tij. Duke parë nga afër sfidat me të cilat përballeshin piceritë e pavarura përballë zinxhirëve të mëdhenj, ai vendosi ta përdorte teknologjinë për t’u dhënë bizneseve lokale mjetet e nevojshme për t’u rritur dhe konkurruar.

Nga kjo ide lindi Slice, platforma teknologjike që sot lidh mijëra piceri të pavarura në të gjithë Shtetet e Bashkuara me klientët e tyre dhe u ofron pronarëve të bizneseve teknologji, mjete dhe shërbime për të zhvilluar bizneset e tyre.

Sot, rrjeti i Slice përfshin mbi 15,000 piceri të pavarura në të 50 shtetet e SHBA-së, ndërsa platforma ka ndihmuar pronarët e picerive lokale të gjenerojnë mbi 2 miliardë dollarë të ardhura.

Në DOKU.TECH 2026, Sela do të sjellë në skenë jo vetëm historinë e ndërtimit dhe rritjes së Slice, por edhe perspektivën e një sipërmarrësi shqiptar nga diaspora që ka transformuar një problem të njohur të bizneseve familjare në një kompani teknologjike me ndikim në nivel kombëtar në SHBA.

Pjesëmarrja e tij vjen në kuadër të temës së këtij viti, “The Future is Calling”, përmes së cilës DOKU.TECH 2026 sjell në Prishtinë njerëz dhe ide që po formësojnë mënyrën se si teknologjia, inteligjenca artificiale, inovacioni dhe sipërmarrja po ndryshojnë të ardhmen.

Ilir Sela është vetëm një nga emrat që do të ngjiten në skenën e DOKU.TECH 2026, ndërsa folës dhe pjesë të tjera të programit do të prezantohen në ditët në vijim.

Regjistrohu TANI dhe bëhu pjesë e DOKU.TECH 2026: 5 dhe 6 Nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë!

Lexo edhe

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes