Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për dhunë të vazhdueshme psikologjike, fyerje dhe kërcënime. I dyshuari është arrestuar, ndërsa alkooltesti ka treguar se kishte 2.34 promilë alkool në organizëm.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 18 tetor, rreth orës 19:00, në rrugën “Vehap Shita” në Gjakovë.
Sipas deklarimit të viktimës, I.B. rreth 44-vjeç, bashkëshorti i saj, S.B. rreth 53-vjeç, në vazhdimësi kishte ushtruar presion psikologjik ndaj saj, duke e fyer dhe kërcënuar, veçanërisht kur ndodhej në gjendje të dehur.
Gruaja ka deklaruar se i dyshuari e kishte kërcënuar se do ta nxirrte zvarrë nga shtëpia, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.
Pas denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka kryer alkooltestin, i cili ka rezultuar pozitiv me 2.34‰, nivel i lartë i alkoolit në organizëm.
Viktimës i është ofruar mundësia e strehimit, por ajo e ka refuzuar, duke deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.
Megjithatë, ajo ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, me qëllim që të mbrohet nga kërcënimet dhe dhuna e raportuar.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit S.B. është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Do të të nxjerr zvarrë nga shtëpia” – burri kërcënoi gruan në Gjakovë, alkooltesti tregon 2.34 promilë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




