DJ ndërkombëtar i propozon bashkëpunim Taynës

DJ ndërkombëtar i propozon bashkëpunim Taynës

DJ ndërkombëtar i propozon bashkëpunim Taynës

Një shkëmbim komentesh në Instagram ka ngritur dyshimet për një projekt të mundshëm muzikor mes reperes shqiptare, Tayna dhe DJ-it e producentit ndërkombëtar, HVMZA.

Sponsor 3M Express

Ideja për këtë bashkëpunim u hodh fillimisht nga një ndjekës i producentit, i cili, duke iu referuar vizitës së tij në Tiranë, e pyeti se si mund të largohej nga kryeqyteti shqiptar pa realizuar një këngë me Taynën.

“Ti vjen në Tiranë dhe nuk realizon një këngë me Taynën, si kështu?”, ishte komenti që mori vëmendjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Producenti nuk e la pa përgjigje këtë sugjerim, përkundrazi, u tregua i hapur për një bashkëpunim të tillë.

“Duhet ta bëjmë”, u përgjigj HVMZA, duke e etiketuar edhe vetë këngëtaren shqiptare në koment.

Ky reagim ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë mund të presin një kombinim të mundshëm mes dy artistëve.

HVMZA njihet për projektet e tij në muzikën elektronike, veçanërisht në rrymën Afro House, derisa një bashkëpunim me Taynën do të mund të sillte një tjetër dimension në repertorin muzikor të reperes. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Lexo edhe

Arrestohen dy persona pranë Shtëpisë së Bardhë pas dy incidenteve të ndara

Arrestohen dy persona pranë Shtëpisë së Bardhë pas dy incidenteve të ndara

Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

DJ ndërkombëtar i propozon bashkëpunim Taynës | Momenti