Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

Një zbulim i pazakontë është bërë gjatë kontrollit të rezidencës verore të ish-presidentit të Paraguait, Santiago Peña, ku hetuesit kanë gjetur një kasafortë të fshehur pas një muri të rremë.

Sponsor 3M Express

Kontrolli u zhvillua të dielën në mbrëmje, në pronën luksoze në zonën San Bernardino, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Asunción, në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që lidhet me kolapsin e bankës Ueno.

Sipas mediave paraguajane, kasaforta kishte një derë të blinduar dhe sistem të sofistikuar sigurie, që dyshohet se përfshin njohjen e irisit të syrit, gjurmët e gishtërinjve dhe kode numerike. Megjithatë, hetuesit nuk kanë arritur ta hapin atë, ndërsa ende nuk dihet se çfarë gjendet brenda.

Dyshimet e autoriteteve lidhen edhe me financimin e rezidencës, e cila raportohet se është ndërtuar gjatë viteve 2024-2025, përmes kredive të marra nga banka Ueno. Prokuroria po heton marrëdhëniet financiare mes ish-presidentit dhe këtij institucioni bankar.

Kolapsi i bankës Ueno thuhet se la afro tre milionë klientë pa qasje në llogaritë e tyre, duke shkaktuar krizë financiare dhe politike në vend.

Sipas raportimit të dhënë, skandali ka çuar në shkarkimin e Peñës përmes procedurës parlamentare, ndërsa ai ndodhet në paraburgim nën akuza për shpërdorim detyre dhe përfitim personal nga pozita. Ish-presidenti i ka mohuar akuzat.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur financimin e pasurisë dhe dyshimet që lidhen me kolapsin e bankës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gol i jashtëzakonshëm i Dion Kaçurit – rikuperim, driblim dhe goditje brilante

Gol i jashtëzakonshëm i Dion Kaçurit – rikuperim, driblim dhe goditje brilante

OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara: Ju jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara: Ju jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarkete

Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarkete