Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa orë më parë një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ku dënoi aktet e dhunës të ushtruara nga protestuesit ndaj forcave të rendit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të policisë, si dhe një mbështetje financiare prej 2 500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.

Sakaq, Rama theksoi se mbetet i hapur për dialog me të rinjtë, por jo me ata që bëhen pjesë e dhunës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se situata ka kaluar vijën e kuqe, duke theksuar se protestuesit që janë përfshirë në akte dhune nuk janë studentë dhe se kjo nuk është më një protestë studentore./Euronewsal

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Këmbimi i pronës dhe 60 mijë euro të padeklaruara – Faruk Mujka mohon fajësinë, edhe Hysen Muzliukaj deklarohet i pafajshëm

LEX | Këmbimi i pronës dhe 60 mijë euro të padeklaruara – Faruk Mujka mohon fajësinë, edhe Hysen Muzliukaj deklarohet i pafajshëm

Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë

Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’ | Momenti