Disa raste në Kosovë, sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

Disa raste në Kosovë, sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

Disa raste në Kosovë, sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste, në disa vende në Kosovë, ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, armë zjarri dhe mjete të tjera.

Sponsor 3M Express

Njëri rast më 27 nëntor, rreth orës 19:45, në Gllogoc, ku janë ndaluar dy persona të dyshuar. Gjatë kontrollit të tyre dhe të veturës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator të zbrazët dhe 0.03 gramë substancë narkotike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, më 26 nëntor, rreth orës 23:10, janë arrestuar dy persona. Gjatë kontrollit të tyre dhe të veturës, janë gjetur dhe konfiskuar 8.47 gramë substancë narkotike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast është regjistruar në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, më 27 nëntor, rreth orës 18:30. Aty është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 15.02 gramë marihuanë, 0.14 gramë kokainë, pesë grindera, dy peshore, dy telefona dhe 10 euro para të gatshme. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Ndërsa në rrugën “Avni Saraqi” në Vushtrri, më 27 nëntor, rreth orës 20:18, është arrestuar një person. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 27.8 gramë marihuanë, një peshore dhe 3 mijë e 155 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Shiroka-Pula: Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim

Shiroka-Pula: Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, me reshje shiu që në orët e para të ditës

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, me reshje shiu që në orët e para të ditës