Deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, Meloni kundërshton kushtet e buxhetit evropian

Deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, Meloni kundërshton kushtet e buxhetit evropian

Deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, Meloni kundërshton kushtet e buxhetit evropian

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kundërshtuar miratimin e buxhetit të ri shumëvjeçar të Bashkimit Evropian, i cili parasheh deri në 100 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, kundërshtimi i saj nuk lidhet drejtpërdrejt me ndarjen e mjeteve për Kievin, por me kushtet e përgjithshme të buxhetit, të cilat sipas Romës nuk i marrin parasysh sa duhet interesat kombëtare të Italisë.

Duke folur në Bruksel, Meloni bëri të ditur se nuk ka ndërmend ta mbështesë propozimin në formën aktuale, duke argumentuar se Italia nuk mund të pranojë të paguajë më shumë, ndërkohë që përfiton më pak.

“Jemi shumë larg zgjidhjes së kësaj çështjeje. E dimë se ekziston një vullnet i përbashkët për të gjetur një zgjidhje deri në fund të dhjetorit, por nuk do të lejoj që afatet kohore ta përcaktojnë rezultatin”, deklaroi ajo.

Meloni veçoi gjithashtu se kundërshtimi i saj ndaj kushteve të buxhetit nuk duhet të interpretohet si tërheqje e mbështetjes për Ukrainën. Ajo theksoi se ndihma për Kievin duhet të vazhdojë.

Qëndrimi i Italisë vë në pikëpyetje planet e Bashkimit Evropian për të arritur marrëveshje mbi buxhetin e ri që në dhjetor, pasi miratimi i tij kërkon pajtimin e vendeve anëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Largoni erën e pakëndshme të lagështirës nga dollapët dhe sirtarët, provoni disa zgjidhje praktike për shtëpinë

Largoni erën e pakëndshme të lagështirës nga dollapët dhe sirtarët, provoni disa zgjidhje praktike për shtëpinë

Investitorët evropianë drejt Kosovës, Pllana veçon energjinë dhe prodhimtarinë si sektorët me potencialin më të madh

Investitorët evropianë drejt Kosovës, Pllana veçon energjinë dhe prodhimtarinë si sektorët me potencialin më të madh

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, Meloni kundërshton kushtet e buxhetit evropian | Momenti