KFOR-i pret dhe takon në Prishtinë përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i pret dhe takon në Prishtinë përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i pret dhe takon në Prishtinë përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të enjten për një takim në Prishtinë me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, takimi është mbajtur në kampin “Film City” në kryeqytet.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen si një kornizë e qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim.

“Përmes JIC-së, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me “Vijën Kufitare Administrative (ABL)” ( siç i referohen ata kufirit Kosovë -Serbi), dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).”

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në mënyrë të paanshme.

KFOR mban takime të rregullta me ushtrinë e Serbisë, por kryesisht vizitat kryhen në Beograd nga Komandanti i KFOR. Një vizitë e vizitë e gjeneralit serb Ljubiša Diković në Prishtinë, më 1 gusht 2014, kishte shkaktuar reagime të forta në Kosovë.

Lexo edhe

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Olluri për raportin e Kurtit: Ka mujtë me e lanë edhe me 10 faqe, rritja e qarkullimit është rezultat i inflacionit

Olluri për raportin e Kurtit: Ka mujtë me e lanë edhe me 10 faqe, rritja e qarkullimit është rezultat i inflacionit

Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës

Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës