Investitorët evropianë drejt Kosovës, Pllana veçon energjinë dhe prodhimtarinë si sektorët me potencialin më të madh

Investitorët evropianë drejt Kosovës, Pllana veçon energjinë dhe prodhimtarinë si sektorët me potencialin më të madh

Investitorët evropianë drejt Kosovës, Pllana veçon energjinë dhe prodhimtarinë si sektorët me potencialin më të madh

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Pllana Ventures, Mentor Pllana, ka vlerësuar se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, duke veçuar sektorët e energjisë, prodhimtarisë, teknologjisë dhe turizmit.

Sponsor 3M Express

Në një prononcim për Telegrafin, në kuadër të edicionit të dytë të “Dutch Business Day 2026”, të mbajtur në Prishtinë, Pllana ka folur për mundësitë që Kosova u ofron investitorëve ndërkombëtarë, potencialin e të rinjve dhe zhvillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e teknologjisë.

“Momentin që jemi duke jetu është një moment epik në botë. Rinia e Kosovës po punon me teknologjinë për kompanitë e botës, si Boschin, Siemensin e kompanitë, për shembull, si NT në Amerikë, po edhe kjo pjesa e prodhimtarisë, unë mendoj që tash ka një potencial të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka veçuar gjithashtu industrinë e drurit, përpunimin e metaleve dhe turizmin si sektorë me potencial zhvillimi, ndërsa ka theksuar gatishmërinë e fuqisë punëtore dhe të inxhinierëve kosovarë për t’i shërbyer tregut ndërkombëtar.

“Industria e drunit, industria e metaleve, përpunimit të metaleve, por njëkohësisht te kjo pjesa e turizmit është, prej Gjermanisë po vijnë me e bë dasmën në Kosovë. Dhe, që do të thotë që siguria është në Kosovë”, është shprehur ai.

Duke folur për sektorët më tërheqës për investitorët e huaj, Pllana ka renditur energjinë dhe prodhimtarinë, duke përmendur interesimin e investitorëve nga disa vende evropiane.

“Sektori i parë do të kisha thënë energjia. Veç po ndodhin në sektorin e energjisë, sektori i dytë është në pjesën e prodhimtarisë. Për shembull, kemi investitorë prej Evropës, Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë që po vijnë çdo ditë”, ka thënë Pllana.

Ai ka përmendur edhe bashkëpunimin me komunitetin e bizneseve gjermane dhe organizimin e aktiviteteve për prezantimin e potencialit ekonomik të Kosovës.

“Për shembull, e kishim eventin e Odës Ekonomike Gjermane, kemi qenë bashkëpunues më shumë se 200 kompanive prej Gjermanisë, e ishim në Innovation Center, me më shumë se 170 njerëz”, ka deklaruar ai.

Sipas Pllanës, interesimi i bizneseve nga vendet evropiane dëshmon potencialin që ka Kosova për prodhim dhe eksport.

“Gjermania, Zvicra, Austria, Belgjika, Holanda sot në këtë rast po shohim potencialin e Kosovës dhe po vijmë në Kosovë edhe mendoj që Kosova është gati me eksportu dhe me prodhu për Evropën e për botë”, ka theksuar Pllana për Telegrafin.

World Link Tower, mbi 4 mijë të rinj në teknologji deri në vitin 2027

Pllana ka folur edhe për projektin “World Link Tower”, të cilin e ka cilësuar si një hap të madh për zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Kosovë.

“Mendoj se tash jemi konkret shumë, po mendoj me ofertën. Për shembull, ne jemi duke shty përpara World Link Tower, i cili është hapi më i madh i teknologjisë dhe i AI në Kosovë. Deri tash kemi grumbullu më shumë se 1,000 punëtorë, të cilët janë në AI dhe teknologji që po i shërbejnë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, projekti parasheh dy kulla me një sipërfaqe prej mbi 65 mijë metrash katrorë, ndërsa përfundimi i tyre pritet në vitin 2027.

“Mendojmë deri në vitin 2027 i kemi më shumë se 4,000 të rinj e të reja, të cilat janë në teknologji, aty janë mbi 65 mijë metra katrorë, dy kulla. Përfundojnë në vitin 2027, e imagjino ajo tash është një prej infrastrukturës më të madhe, në këtë rast në regjion, e cila po ndodh në Kosovë”, është shprehur Pllana.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka arritur një nivel të gatishmërisë për t’i shërbyer tregut evropian dhe atij botëror, si në aspektin institucional dhe akademik, ashtu edhe në atë industrial.

Vitet 2027–2029, mundësi për investime në Kosovë

Duke folur për perspektivën ekonomike të vendit, Pllana është shprehur optimist për vitet e ardhshme, ndërsa ka përmendur normat e interesit dhe luftërat në botë si faktorë të jashtëm që Kosova nuk mund t’i kontrollojë.

“Unë mendoj që viti 2027, viti 2028 do të jenë vite shumë më të qeta, për shembull normat e interesit, luftërat që kanë ndodhë nëpër botë, këto janë ambienti i jashtëm që Kosova nuk i kontrollon. Kjo në rast është pesimizëm global, nuk është pesimizëm i Kosovës”, ka thënë ai.

Pllana ka përfunduar duke theksuar se Kosova tashmë ka një ofertë për investitorët dhe se vitet e ardhshme paraqesin mundësi për tërheqjen e investimeve.

“Unë mendoj që Kosova, në këtë rast tash ka ofertë dhe mendoj që Kosova në vitin 2027, 2028, 2029 është një platformë gati për investime”, ka deklaruar Pllana për Telegrafin./Telegrafi/

Lexo edhe

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

Zulfaj në Tiranë: Kosova ka përshpejtuar reformat drejt integrimit në BE

Zulfaj në Tiranë: Kosova ka përshpejtuar reformat drejt integrimit në BE

Paralajmëron OBSh: Shqetësimi për ndryshimet klimatike mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor

Paralajmëron OBSh: Shqetësimi për ndryshimet klimatike mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor