Deputeti gjerman dyshohet se ofendoi punonjësin turk, Ryanair ia ndalon hipjen në aeroplan

Deputeti gjerman dyshohet se ofendoi punonjësin turk, Ryanair ia ndalon hipjen në aeroplan

Deputeti gjerman dyshohet se ofendoi punonjësin turk, Ryanair ia ndalon hipjen në aeroplan

Deputeti i AfD-së përjashtohet nga fluturimi i Ryanair-it pasi dyshohet se ofendoi një punonjës turk.

Sponsor 3M Express

Deputeti i partisë së ekstremit të djathtë gjermane AfD, Marcel Queckemeyer, është përjashtuar nga një fluturim i Ryanairit, pasi dyshohet se ofendoi një punonjës aeroporti me origjinë turke.

Incidenti ndodhi më 18 tetor në aeroportin Münster/Osnabrück, por u bë publik vetëm tani. Queckemeyer po përgatitej të udhëtonte drejt Mallorcës, kur disa pasagjerë u përfshinë në një debat me një punonjës të aeroportit për bagazhet e dorës, të cilat dyshohet se nuk përmbushnin kërkesat e kompanisë ajrore.

Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung (NOZ), deputeti ndërhyri në debat dhe filloi ta kritikonte me zë të lartë punonjësin. Ai dyshohet se i tha këtij të fundit: “Nuk ke arritur asgjë në jetë dhe tani punon këtu në aeroport”.

Ryanair konfirmoi se ia kishte refuzuar Queckemeyerit hipjen në avion për shkak të sjelljes së tij.

Deputeti nuk ka komentuar ende për incidentin. Ndërkaq, një zëdhënës i AfD-së në Saksoninë e Ulët i mohoi akuzat, duke deklaruar se Queckemeyer po mbronte pasagjerët e tjerë dhe se nuk kishte fyer askënd. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj

Deputeti gjerman dyshohet se ofendoi punonjësin turk, Ryanair ia ndalon hipjen në aeroplan | Momenti