Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO)

Opinionistja Meliza Haradinaj ka komentuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova verdiktin e ish-krerëve të UÇK-së dhe mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar çështja e luftës dhe pavarësisë së Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë.

Sponsor 3M Express

Haradinaj e ka cilësuar vendimin si tejet të ashpër, duke thënë se një verdikt i tillë, sipas saj, krijon përshtypjen sikur të ishte dhënë nga një gjykatë serbe, transmeton Klankosova.tv.

“Verdikti është sikur të ishte Gjykatë e Serbisë. Pra më mirë, nëse ky verdikt është dhënë kaq i ashpër, kaq drakonik, më mirë do të ishte të dënoheshim nga UN-i, sesa nga ne në emër të popullit”, tha Haradinaj.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe lidhur me mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar qëllimi për pavarësinë e Kosovës në kuadër të arsyetimit të aktakuzave dhe vendimeve.

“Tendenca ishte të njolloset edhe qëllimi për Pavarësi, pra ‘Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale’ duke përdorur qëllimin për pavarësi të fitonin pushtet politik. Kjo është problematike, kjo do ta dëmtojë narrativën diplomatike në të ardhmen”, deklaroi ajo.

Lexo edhe

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

28 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës, “Sandokanit”

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Tendencë ishte njollosja e qëllimit për Pavarësi (VIDEO) | Momenti