Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar rastin si një nga më të rëndët dhe duke kërkuar dënim të ashpër për autorin.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tha se të dyja familjet, Zekaj dhe Syla, i njeh dhe i konsideron familje të respektuara në rajonin e Dukagjinit.

Ai u ndal edhe te përmendja e mbiemrit Haradinaj në këtë rast, duke paralajmëruar se askush nuk duhet të përdorë emrin e familjes për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Ajo epokë që ti mshefesh mas mbiemrit Haradinaj ka marrë fund. Kjo vlen për gjithkënd. Unë jam person publik, jo vetëm në Pejë e Gjakovë, por kudo. Ka me qenë rreptësisht e ndaluar kushdo që guxon me u mshef mas këtij emri”, deklaroi ai.

Haradinaj kërkoi që rastet e dhunës të denoncohen dhe që drejtësia të veprojë pa kompromis. Ai, ndërkaq, kritikoi ish-avokaten e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxhën, që kishte përmendur lidhjet e të dyshuarit me persona të afërt me familjen Haradinaj, duke pyetur se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë ajo kur, sipas tij, kishte pasur informacione për rastet e mëhershme.

Ish-deputeti e akuzoi ministren Donika Gërvalla për, siç tha, përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga krimi përmes deklaratave publike.

“Donika është e mirënjohur për këso show, sepse sheshi po ia kërkon dorëheqjen”, tha Haradinaj.

Ai kundërshtoi edhe përpjekjet për ta lidhur atë personalisht me veprimet e personave që kanë dalë në fotografi me të, duke thënë se nuk ka mundësi t’i dijë paraprakisht veprimet kriminale të secilit person me të cilin takohet.

“Është e pamundur mos me pas komunikim me persona të dyshimtë, sepse nuk kemi mekanizma që mundemi me i filtru kush del në foto me mu e kush nuk del”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se askush nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për përgjegjësinë para ligjit, por e konsideroi të padrejtë përdorimin e tragjedisë së Arlinda Zekajt për përplasje politike.

Në fund, ai ia riktheu përgjegjësinë politike për rastin e Arlinda Zekajt ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, duke thënë se emërimet në institucionet përkatëse janë bërë gjatë gjashtë viteve të fundit nga zinxhiri komandues i tij. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore