Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026 pritet të renditet si viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa fenomeni klimatik El Nino po përforcon ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.

Sponsor 3M Express

Paralajmërimi vjen nga Shërbimi i Bashkimit Evropian për Ndryshimet Klimatike, Copernicus.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, ekziston një mundësi prej 20% që temperaturat globale gjatë vitit 2026 të barazojnë ose të tejkalojnë rekordin e vitit 2024, i cili mbetet viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani.

Copernicus vlerëson se temperaturat mesatare globale për vitin 2026 do të jenë pothuajse me siguri mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet paraindustriale.

Edhe mesatarja e periudhës 2023-2026 pritet të kalojë këtë kufi, i cili është përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Një tjetër tregues shqetësues është tetori, i cili sipas monitoruesit evropian rezultoi muaji më i nxehtë i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë.

Temperatura mesatare globale e ajrit arriti në 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, të llogaritura për periudhën 1850-1900.

Ky ishte gjithashtu muaji i tretë radhazi që temperaturat globale regjistruan vlera mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius.

Samantha Burgess, drejtuese për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit, deklaroi se gjatë tetorit vijoi tendenca e ngrohjes globale, me temperatura rekord si në atmosferë, ashtu edhe në oqeane.

Ajo theksoi se fenomeni El Nino, i cili po zhvillohet me intensitet të lartë, po shton ndikimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Paralajmërimi i Copernicus vjen në prag të samitit ndërkombëtar COP31 të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ku përfaqësues nga vende të ndryshme të botës pritet të mblidhen në Turqi për të diskutuar masat kundër krizës klimatike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pamje të rënda nga Kili: Rrota e shkëputur nga makina në lëvizje godet me forcë 19-vjeçarin në trotuar

Pamje të rënda nga Kili: Rrota e shkëputur nga makina në lëvizje godet me forcë 19-vjeçarin në trotuar

Bajrami: Mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës morën leje qëndrimi në BE për pesë vjet, derisa Kurti mburret me vendet e reja të punës

Bajrami: Mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës morën leje qëndrimi në BE për pesë vjet, derisa Kurti mburret me vendet e reja të punës

Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori | Momenti