Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, e ka cilësuar lajm të mirë vizitën e presidentit të Kroacisë në Kosovë, e cila pritet të realizohet në muajin dhjetor.

Kastrati, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ka thënë se ardhja e presidentit kroat ka rëndësi të veçantë për Kosovën, duke marrë parasysh mungesën e vizitave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Bashkimit Evropian dhe rajonit në vitet e fundit.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të mira, ndërsa ka rikujtuar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak të nënshkruar nga Kosova, Kroacia dhe Shqipëria më 18 mars 2025.

Kastrati ka shprehur pritjen që gjatë takimeve me presidentin kroat, krerët institucionalë të Kosovës, presidentja dhe kryeministri, të diskutojnë për mundësitë e avancimit të mëtejmë të kësaj marrëveshjeje.

“Është një lajm i mirë që presidenti kroat na viziton. Për Kosovën ky është një lajm i mirë, pasi në pesë-gjashtë vitet e fundit asnjë zyrtar shtetëror, as nga BE-ja e as nga rajoni, nuk e ka vizituar Kosovën. Vizita e presidentit kroat është një ngjarje shumëdimensionale, për arsye se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera në rajon, por e dimë që më 18 mars 2025 Kosova, Kroacia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje ushtarake në fusha të ndryshme. Pres që krerët institucionalë, si presidentja e kryeministri, të flasin për avancimin edhe më tutje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Kastrati.

Ish-gjenerali i FSK-së ka folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka kërkuar që Komisioni i krijuar për çështjen e Hagës të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së ekspertëve nga Kroacia, të cilët mund të ofrojnë ekspertizë për këtë proces.

Sipas Kastratit, ekspertiza e tyre do të duhej të kontribuonte në garantimin e një vendimi të drejtë dhe jo të ndikuar politikisht.

“Do të kërkoja që komisioni që është krijuar për Hagën të marrë eksperienca nga Kroacia. T’i kërkojnë presidentit që njerëz të caktuar, kompetentë në Kroaci, të ofrojnë ekspertizat e nevojshme, jo për të ndihmuar krerët e UÇK-së në Hagë, por për të ndihmuar që të ketë një vendim të drejtë e jo politik, si vendimi i 16 shtatorit”, ka thënë Kastrati.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE

Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Vizita e presidentit kroat në Kosovë, Kastrati: Kroacia mund të ofrojë ekspertizë për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së | Momenti