Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person tjetër të mitur, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezi, ka bërë të ditur se rreth orës 15:50, emergjenca e spitalit ka njoftuar Policinë se një person ka kërkuar tretman mjekësor për një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Për këtë ngjarje ka folur edhe korrespondenti i rajonit të Pejës, Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7”, ku ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin
Për më shumë informacione, ndiqni videon në vijim:




