Çfarë ndodh nëse gaboni marshin dhe motori merr xhiro shumë të larta?

Çfarë ndodh nëse gaboni marshin dhe motori merr xhiro shumë të larta?

Çfarë ndodh nëse gaboni marshin dhe motori merr xhiro shumë të larta?

Numri i lartë i rrotullimeve të motorit, përtej kufirit maksimal të paraparë nga prodhuesi, mund të shkaktojë dëmtime mekanike në mekanizmin që kontrollon hapjen dhe mbylljen e valvulave.

Sponsor 3M Express

Nëse drejtoni një veturë me ndërrues manual të shpejtësive, ekziston gjithmonë rreziku i një gabimi potencialisht të kushtueshëm. Për shembull, nëse nga marshi i pestë kaloni gabimisht në të dytin, xhirot e motorit do të rriten menjëherë.

Nëse nuk reagoni me kohë, mund të shkaktohet një defekt jashtëzakonisht i kushtueshëm.

“Numri i lartë i rrotullimeve të motorit, përtej kufirit maksimal të lejuar, mund të shkaktojë dëmtime mekanike në motor, veçanërisht në mekanizmin që kontrollon hapjen dhe mbylljen e valvulave”, shpjegon Marin Morava, këshilltar teknik në Klubin Kroat të Automobilizmit (HAK).

Sipas tij, motorët më të vjetër, të cilët për shkak të konsumimit të unazave të pistonëve kanë humbje më të madhe të kompresionit, janë veçanërisht të rrezikuar.

Kur numri i rrotullimeve rritet, këta motorë mund të thithin vetë vaj nga karteri përmes ventilimit të motorit dhe ta dërgojnë atë në kolektorin e thithjes. Kjo mund të shkaktojë djegie të pakontrolluar të vajit.

Në një situatë të tillë, shoferi nuk mund ta kontrollojë më numrin e rrotullimeve të motorit, të cilat mund të kalojnë kufirin maksimal të lejuar dhe të shkaktojnë dëme mekanike.

Megjithatë, disa prodhues kanë paraparë një mekanizëm mbrojtës, i cili mund ta ndërpresë elektronikisht furnizimin me karburant për të parandaluar rritjen e mëtejshme të xhirove përtej kufirit të lejuar.

Morava thekson se një gabim i tillë gjatë ndërrimit të shpejtësive mund të ketë pasoja serioze për motorin, ndaj shoferët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur përdorin ndërruesin manual. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ozil zbulon fjalët e Mourinhos pas humbjes 5-0 nga Barcelona: Vitin tjetër do t’i shkatërrojmë

Ozil zbulon fjalët e Mourinhos pas humbjes 5-0 nga Barcelona: Vitin tjetër do t’i shkatërrojmë

Kafeneja në Suedi ku kishte punuar Liridona Ademaj e kujton atë në prag të trevjetorit të vrasjes

Kafeneja në Suedi ku kishte punuar Liridona Ademaj e kujton atë në prag të trevjetorit të vrasjes

Robelli kritikon komandantin e KFOR-it për pritjen e oficerëve serbë në Prishtinë: Rihapen plagët e së kaluarës

Robelli kritikon komandantin e KFOR-it për pritjen e oficerëve serbë në Prishtinë: Rihapen plagët e së kaluarës