Juventusi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Europa League, duke mposhtur Omonian me rezultat 4-1, pas një përmbysjeje spektakolare.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me golin e Lubomir Satkas, por reagimi i italianëve nuk vonoi.
Andrea Cambiaso realizoi për barazimin e rezultatit, ndërsa Jeff Ekhator shënoi golin e përmbysjes, duke i dhënë avantazhin Juventusit.
Dominimi i skuadrës italiane vazhdoi edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, me Francisco Conceição dhe Boga që realizuan golat e tjerë për rezultatin përfundimtar 4-1.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Beer Sheva.
Në anën tjetër, Omonia renditet në vendin e 26-të dhe në takimin e radhës do të përballet me Celticun.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




