Mbetjet e raketave të Muskut po bien në Meksikë

Mbetjet e raketave të Muskut po bien në Meksikë

Mbetjet e raketave të Muskut po bien në Meksikë

Meksika po kërkon një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për rregullimin e lëshimeve të raketave të kompanisë SpaceX, pasi mbetjet nga një prej tyre përfunduan në territorin meksikan.

Sponsor 3M Express

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, bëri të ditur se qeveria e saj po kërkon takim me autoritetet amerikane të aviacionit, me qëllim përcaktimin e kushteve për përdorimin e hapësirës ajrore të vendit gjatë operacioneve të kompanisë së Elon Musk-ut.

Rasti ndodhi pas lëshimit të raketës Starship, më 13 nëntor, nga objekti i SpaceX-it në Starbase të Teksasit, pranë kufirit me Meksikën. Mbetjet e raketës përfunduan në bregdetin Playa Bagdad, në qytetin Matamoros, në shtetin Tamaulipas, shkruan reuters.

Autoritetet meksikane kanë nisur mbledhjen e fragmenteve dhe vlerësimin e ndikimit të mundshëm në mjedis. Prokuroria Federale për Mbrojtjen e Mjedisit (Profepa) njoftoi se, në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për Zonat e Mbrojtura Natyrore, po identifikon dhe largon materialet e gjetura në bregdet.

Sipas autoriteteve, më 17 nëntor u mblodhën rreth dy kilogramë mbetje pasi fragmentet e para dolën në breg. Ndërkohë, ekziston mundësia që pjesë të tjera të jenë ende nën ujë ose të dalin në breg në ditët në vijim.

Inspektorët e Profepa-s mbikëqyrën mbledhjen dhe transportimin e materialeve në një objekt të marinës meksikane. Ato do të ruhen aty deri në marrjen nga SpaceX, e cila do të jetë përgjegjëse për trajtimin dhe asgjësimin e tyre.

Presidentja Sheinbaum tha se Meksika dëshiron të përcaktojë qartë kushtet në të cilat kompania amerikane mund të kryejë operacione që mund të ndikojnë në territorin dhe hapësirën ajrore të vendit.

Autoritetet paralajmëruan se kushtet atmosferike dhe gjendja e detit mund të kenë shkaktuar shpërndarjen e mbetjeve përgjatë bregdetit, ndërsa monitorimi i zonës do të vazhdojë.

Meksika synon që përmes bisedimeve me Uashingtonin të vendosë rregulla për lëshimet e ardhshme të raketave, në mënyrë që mbetjet e tyre të mos përfundojnë në territorin e saj. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vetaksident trafiku në Komoran, s’dihet nëse ka persona të lënduar

Vetaksident trafiku në Komoran, s’dihet nëse ka persona të lënduar

Jona shpërthen ndaj produksionit të BBVK-së

Jona shpërthen ndaj produksionit të BBVK-së

Haradinaj akuzon Kurtin e Mihalin për tregtimin e energjisë: Shesin dhe blejnë rrymë

Haradinaj akuzon Kurtin e Mihalin për tregtimin e energjisë: Shesin dhe blejnë rrymë