Menyra se si pacientet zgjedhin nje mjek apo institucion shendetesor po ndryshon. Per vite me radhe, nje pjese e madhe e ketyre vendimeve eshte bazuar ne rekomandime nga familjaret, miqte apo rrethi i ngushte. Sot, para se te vendose, pacienti ka mundesi te kerkoje, te informohet dhe te krahasoje alternativa te ndryshme.

Kur ka me shume zgjedhje, pacienti nuk pyet vetem per cmimin. Ai interesohet per specializimin e mjekut, lokacionin, sherbimet qe ofrohen, eksperiencen, reputacionin dhe, gjithnje e me shume, per informacionin qe mund te gjeje online.
Ky ndryshim po ndikon edhe ne menyren se si institucionet shendetesore duhet ta shohin prezencen e tyre. Nje klinike mund te kete vite eksperience dhe profesioniste te afte, por kjo nuk do te thote automatikisht se pacienti e di kete. Ne nje mjedis ku kerkimi fillon gjithnje e me shume online, menyra se si informacioni prezantohet mund te jete po aq e rendesishme sa vete prezenca.
Prandaj, prezenca digjitale e nje institucioni shendetesor nuk duhet pare vetem si nje forme reklamimi. Ajo eshte bere pjese e menyres se komunikimit me pacientin. Informacioni i sakte, i qarte dhe i perditesuar mund t’i ndihmoje njerezit ta kuptojne me mire se cfare ofron nje mjek apo klinike dhe nese ajo perputhet me nevojen e tyre.
Kjo po sjell edhe nje ndryshim ne menyren se si mendohet per sherbimet shendetesore. Pyetja nuk eshte me vetem “A ekziston ky mjek apo kjo klinike?”, por “A eshte kjo zgjedhja qe i pershtatet nevojes time?”.
Ne Kosove, ky ndryshim po shoqerohet edhe me krijimin e platformave qe synojne ta bejne informacionin shendetesor me te organizuar dhe me te lehte per t’u gjetur. GjejeMjekun.com, per shembull, po nderton nje platforme ku mjeket, klinikat dhe sherbimet shendetesore mund te gjenden ne nje hapesire te vetme, duke e bere me te thjeshte procesin e kerkimit dhe orientimit per pacientet.
Megjithate, ndryshimi me i madh nuk lidhet domosdoshmerisht me teknologjine. Lidhet me pritjet e pacientit. Sa me shume informacion te kete ne dispozicion, aq me shume kerkon qartesi, transparence dhe mundesi per te bere nje zgjedhje te informuar.
Per institucionet shendetesore, kjo do te thote se nuk mjafton me te jesh prezent. Duhet te jesh i kuptueshem, i qasshem dhe i lehte per t’u gjetur.
Sepse ne ekonomine digjitale, dukshmeria mund ta sjelle vemendjen. Por eshte informacioni i mire ai qe mund ta ndertoje besimin.




