Bullgaria dënon sulmin me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi, vazhdon kërkimi për ekuipazhin e zhdukur

Bullgaria dënon sulmin me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi, vazhdon kërkimi për ekuipazhin e zhdukur
Kryeministri bullgar Rumen Radev e ka dënuar si “absolutisht të papranueshëm” sulmin me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave u fundos. Sulmi ndodhi brenda zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur, transmeton Telegrafi. “Një sulm i tillë […]

Kryeministri bullgar Rumen Radev e ka dënuar si “absolutisht të papranueshëm” sulmin me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave u fundos.

Sulmi ndodhi brenda zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur, transmeton Telegrafi.

“Një sulm i tillë brenda zonës ekonomike ekskluzive bullgare është absolutisht i papranueshëm”, tha Radev të martën, në nisje të një takimi urgjent për incidentin.

Sipas kryeministrit, anijet u goditën nga dronë detarë dhe ajrorë rreth orës 03:00 sipas kohës lokale, rreth 70 milje detare në lindje të qytetit Byala.

Radev nuk bëri të ditur se kush qëndron pas sulmit, ndërsa autoritetet bullgare vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën e dronëve dhe përgjegjësinë për incidentin.

Sulmi ndaj anijeve bullgare ndodhi vetëm një ditë pas fundosjes së një anijeje transportuese të grurit në Detin e Zi, pranë ujërave territoriale të Rumanisë.

Helikopterë dhe një avion ushtarak janë përfshirë gjithashtu në operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekipet po përpiqen të gjejnë anëtarët e ekuipazhit që rezultojnë të zhdukur pas fundosjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen

PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen

Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur

Jashari: Sheshet janë të mbushura me “Jo në emrin tim”, institucionet të marrin vendimin e duhur

Bullgaria dënon sulmin me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi, vazhdon kërkimi për ekuipazhin e zhdukur | Momenti