Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka bërë thirrje për unifikim dhe që deputetët e Kuvendit të marrin vendimin e duhur lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Jashari tha se e drejtë e institucioneve dhe deputetëve të Kuvendit është që të marrin vendimin që, sipas tij, duhet të merret sot.
Ai kërkoi që Ligji për Dhomat e Specializuara të sillet dhe të kalojë edhe në lexim të dytë, njofton Klankosova.tv
“Për unifikim dhe para le ta marrin vendimin e duhur. E drejta jonë, e sidomos e institucioneve dhe deputetëve të Parlamentit, është që të marrin vendimin e duhur. Ai vendim është që sot të vendoset, të sillet Ligji dhe të kalojë edhe në lexim të dytë, me një nen që e shfuqizon Gjykatën Speciale, këtë gjykatë që goditi krerët e UÇK-së, me akuza, këtë gjykatë që goditi në luftën e lavdishme të Kosovës, e mbi të gjitha goditi në shtetësinë e Kosovës”, tha Jashari.




