Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

Barcelona po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga, ku me fitoren e fundit ndaj Sevillas, në stadiumin La Cartuja, ka regjistruar suksesin e nëntë radhazi në kampionat.

Sponsor 3M Express

Sipas Marca, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka barazuar rekordin historik të Real Madridit për nëntë fitore radhazi në fillim të sezonit, të vendosur në edicionin 1968/69.

Në atë sezon, Real Madridi, nën drejtimin e Miguel Muñozit, arriti të fitojë nëntë ndeshjet e para, përpara se të ndalej në barazim pa gola ndaj Pontevedrës në xhiron e dhjetë.

Tani, Barcelona ka mundësinë ta thyejë këtë rekord dhe përballë do ta ketë rivalin e përjetshëm, Real Madridin, në ndeshjen e radhës mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

El Clásico, i paraparë të zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në Camp Nou, mund të jetë një moment historik për katalunasit, të cilët synojnë ta vazhdojnë serinë e fitoreve dhe të marrin një rezultat të rëndësishëm në garën për titull.

Megjithatë, para kësaj përballjeje, Barcelona e pret edhe një sfidë e vështirë në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Paris Saint-Germainin, kampionin aktual të Evropës, në një ndeshje që pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën e Flick.

Barcelona ka treguar efikasitet të lartë në sulm në këtë fillim sezoni, ndërsa rezultatet pozitive në kampionat dhe në Evropë kanë rritur pritshmëritë për vazhdimin e sezonit.

Një fitore ndaj Real Madridit do t’i mundësonte Barcelonës të thyente rekordin historik të rivalit dhe njëkohësisht të merrte një shtysë të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

11-vjeçarja Unika Mjekiqi, talent në kuzhinë dhe piano (VIDEO)

11-vjeçarja Unika Mjekiqi, talent në kuzhinë dhe piano (VIDEO)

S Class 2027-të: 530 kuaj fuqi, luks i avancuar dhe teknologji e fjalës së fundit

S Class 2027-të: 530 kuaj fuqi, luks i avancuar dhe teknologji e fjalës së fundit

Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë | Momenti