Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste nëse nuk ndërmerren masa për largimin e mbeturinave të grumbulluara në këtë rrugë.

Sponsor 3M Express

Përmes një kërkese drejtuar institucioneve përgjegjëse, banorët kanë bërë të ditur se po përballen me këtë situatë prej më shumë se tri javësh, duke pretenduar se mbeturinat janë grumbulluar në atë masë saqë pothuajse çdo pjesë e rrugës është shndërruar në deponi.

Ata kanë kërkuar që të gjitha mbeturinat e grumbulluara të largohen brenda javës së ardhshme.

“Largimin e plotë të të gjitha mbeturinave të grumbulluara në rrugën tonë, brenda javës së ardhshme”, thuhet në kërkesën e banorëve.

Ndërkaq, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ka reagim brenda këtij afati, do të organizojnë protestë, gjatë së cilës mbeturinat do t’i grumbullojnë dhe do t’i dërgojnë para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

“Nëse nuk do të ketë reagim brenda javës së ardhshme, ne, banorët e kësaj rruge, do të organizojmë protestë. Mbeturinat do t’i grumbullojmë dhe do t’i dërgojmë para ndërtesës së Komunës, për t’i bërë përgjegjës për këtë situatë”, thuhet në paralajmërimin e tyre.

Banorët kanë shprehur shpresën se do të ketë një reagim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të mos detyrohen të kalojnë në protestë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

Ekskluzive | “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – ky është 19-vjeçari që nxori armën dhe shtiu pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Ekskluzive | “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – ky është 19-vjeçari që nxori armën dhe shtiu pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Nuk është thjesht uri! Pse trupi ju kërkon ushqim pikërisht para gjumit?

Nuk është thjesht uri! Pse trupi ju kërkon ushqim pikërisht para gjumit?

Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave | Momenti