Babai i trevjeçares që vdiq pas operimit në QKUK: Ende nuk kemi asnjë informacion, as raportin e autopsisë

Babai i trevjeçares që vdiq pas operimit në QKUK: Ende nuk kemi asnjë informacion, as raportin e autopsisë

Babai i trevjeçares që vdiq pas operimit në QKUK: Ende nuk kemi asnjë informacion, as raportin e autopsisë

Babai i trevjeçares Fidoena Shala, e cila vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Fidan Shala, ka ngritur pretendime të rënda lidhur me rrethanat e vdekjes së vajzës së tij.

Ai, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka deklaruar se vajza e tij ka ndërruar jetë më 4 shkurt në QKUK dhe jo më 6 shkurt, datë e cila, sipas tij, figuron zyrtarisht si datë e vdekjes.

Sponsor 3M Express

Shala ka pretenduar se kjo datë është përdorur për të manipuluar rastin, ndërsa ka thënë se vajza është dërguar pa shenja jete nga stafi i Klinikës së Ortopedisë në Intensivën Qendrore.

“Fidoena ka ndërruar jetë zyrtarisht më 6 shkurt, por kjo është për ta manipuluar rastin. Më 4 shkurt vajza ime ka ndërruar jetë në QKUK e jo më 6. E kanë sjellë të vdekur në Intensivën Qendrore, stafi i Ortopedisë. Po atë ditë, anesteziologu kryesor që ka qenë në sallë më ka njoftuar që vajzës i është përkeqësuar gjendja dhe brenda 40 minutave kanë dalë me njoftimin se duhet ta dërgojnë në Intensiven Pediatrike e jo në atë Qendrore”, ka deklaruar Shala.

Ai ka treguar se vajza ishte dërguar për ndërhyrje kirurgjikale në gjendje të mirë, ndërsa kishte kryer dy operacione dhe se ndërhyrja e tretë, sipas tij, ishte fatale.

Shala ka shtuar se në të njëjtën ditë ishte planifikuar edhe operimi i djalit të tij, por që ndërhyrja nuk ishte realizuar.

“Vajzën e kanë marrë duke folur e duke qeshur. Dy operacione i ka kryer dhe i treti ishte fatal. Atë ditë kanë pasur ta operojnë edhe djalin, kanë pasur të ma mbysin edhe djalin, por deshi Zoti dhe nuk ndodhi operimi”, ka thënë ai.

Babai i së ndjerës ka shprehur pakënaqësi edhe për mungesën e informacioneve nga institucionet shëndetësore, duke pretenduar se për nëntë muaj nuk ka marrë raportin e autopsisë dhe as sqarime të tjera për vdekjen e vajzës.

“Stafi i Intensivës më kanë thirrur se mund ta marr vajzën ashtu të vdekur dhe ta dërgoj në shtëpi. Sot e nëntë muaj, asnjë informacion për vdekjen e fëmijës tim nuk kam. As raportin e autopsisë nuk ma japin dhe asnjë informacion tjetër nuk kam”, ka deklaruar Shala.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

22-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë në fshatin Gjonaj

22-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë në fshatin Gjonaj

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia

Një 22-vjeçar humb jetën në aksident me motoçikletë në Gjonaj të Prizrenit

Një 22-vjeçar humb jetën në aksident me motoçikletë në Gjonaj të Prizrenit

Babai i trevjeçares që vdiq pas operimit në QKUK: Ende nuk kemi asnjë informacion, as raportin e autopsisë | Momenti