Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)
Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për veprimin e Arianit Kocit, i cili këtë të mërkurë dërgoi në Gjykatë Kushtetuese procesin e zgjedhjes së presidentes së re të vendit. Ai tha se në Kushtetuese u dërgua njoftim dhe jo lëndë e re, transmeton Klankosova.tv. “Dua të them që është vetëm një njoftim, […]

Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për veprimin e Arianit Kocit, i cili këtë të mërkurë dërgoi në Gjykatë Kushtetuese procesin e zgjedhjes së presidentes së re të vendit.

Ai tha se në Kushtetuese u dërgua njoftim dhe jo lëndë e re, transmeton Klankosova.tv.

“Dua të them që është vetëm një njoftim, domethënë që mund të bëhet nga çdokush, nuk është lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, është njoftim në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit pretendohet se nuk është arritur me u përmbushë obligimi kushtetues për me zgjedh presidentin brenda afatit të vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vlerësoj se këto finesa të vogla, kanë qenë aspekte procedurale të cilat nuk e besoj që e bëjnë deri në atë masë defektoz procesin”, u shpreh avokati.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së presidentes së re, nuk përbën çështje për Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk e vlerësoj që përbën rast për Gjykatën Kushtetuese çështja e minutave, sepse janë absolutisht çështje procedurale të parëndësishme që vlerësoj që mund ta … procesin deri në atë shkallë sa mund të vlerësohet jokushtetues”, tha ai.

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO) | Momenti