Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj janë përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të katërt të Ligës së Kombeve sipas vlerësimeve të Sofascore, duke u renditur përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror.

Sponsor 3M Express

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë janë pjesë e një formacioni ku gjenden edhe Harry Kane, Michael Olise, Desire Doue, duke i dhënë një tjetër vlerë paraqitjeve të kuqezinjve në këtë xhiro të Ligës së Kombeve.

Vëmendjen kryesore e merr padyshim Kristjan Asllani, i cili është vlerësuar me notën maksimale 10 nga Sofascore.

Mesfushori ishte heroi i Shqipërisë në fitoren 2-1 ndaj San Marinos, duke shënuar të dy golat e takimit.

Asllani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të me një goditje spektakolare nga distanca, ndërsa në minutat shtesë realizoi edhe nga pika e bardhë për t’i dhënë Shqipërisë tri pikët.

Kjo paraqitje e bëri atë një nga futbollistët më të spikatur të gjithë xhiros së katërt. Madje, Sofascore e kishte vlerësuar Asllanin edhe me 8.5 në fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse të Shqipërisë, ku ai gjithashtu shënoi.

Krahas Asllanit, në formacionin më të mirë është përfshirë edhe Elseid Hysaj, i cili ka marrë vlerësimin 7.9 nga Sofascore.

Mbrojtësi i djathtë ishte titullar në sfidën ndaj San Marinos dhe e kompletoi ndeshjen e tij pa u zëvendësuar.

Për Hysajn, kjo vjen pas një tjetër paraqitjeje të mirë në ndeshjen e parë të këtij cikli, ndaj Bjellorusisë, ku ai ishte titullar dhe kontribuoi edhe me një asistim për golin e Ernest Muçit në fitoren 2-0./Telegrafi/

Lexo edhe

Operacioni ndërkombëtar godet rrjetin ballkanik të drogës, afro 50 arrestime – dyshohet për vrasje e rrëmbime

Operacioni ndërkombëtar godet rrjetin ballkanik të drogës, afro 50 arrestime – dyshohet për vrasje e rrëmbime

Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

Infantino premton më shumë investime në Afrikë

Infantino premton më shumë investime në Afrikë

Asllani e Hysaj mes yjeve të mëdhenj– pjesë e formacionit më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve | Momenti