Asfaltohet rruga e lagjes Bilinicë në Verbicë të Zhegroves në Gjilan

Asfaltohet rruga e lagjes Bilinicë në Verbicë të Zhegroves në Gjilan
Qyteti i Gjilanit ka njoftuar përmes një postimi se ka përfunduar asfaltimi i rrugës së lagjes Bilinicë në fshatin Verbicë të Zhegroves. Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti është pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat e Komunës së Gjilanit. Me asfaltimin e kësaj rruge, banorëve të lagjes Bilinicë u është mundësuar […]

Qyteti i Gjilanit ka njoftuar përmes një postimi se ka përfunduar asfaltimi i rrugës së lagjes Bilinicë në fshatin Verbicë të Zhegroves.

Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti është pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat e Komunës së Gjilanit.

Me asfaltimin e kësaj rruge, banorëve të lagjes Bilinicë u është mundësuar qasje më e mirë dhe qarkullim më i lehtë, duke përmirësuar kushtet e lëvizjes për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Qyteti i Gjilanit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore synojnë përmirësimin e lidhjeve ndërmjet vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/


Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Asfaltohet rruga e lagjes Bilinicë në Verbicë të Zhegroves në Gjilan | Momenti