Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi
Një shtetas i Kosovës, me inicialet M.K., është arrestuar në Ulqin të Malit të Zi, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një bashkëkombës, me inicialet S.B. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, rasti është raportuar të hënën rreth orës 22:30, kur S.B. ka njoftuar Departamentin e Sigurisë në Ulqin se ishte sulmuar fizikisht […]

Një shtetas i Kosovës, me inicialet M.K., është arrestuar në Ulqin të Malit të Zi, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një bashkëkombës, me inicialet S.B.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, rasti është raportuar të hënën rreth orës 22:30, kur S.B. ka njoftuar Departamentin e Sigurisë në Ulqin se ishte sulmuar fizikisht nga M.K. në zonën e Plazhit të Madh.

Sipas policisë, M.K. e kishte goditur S.B.-në me duar dhe këmbë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas “Vijesti”, për rastin ishte njoftuar Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Jug”, pjesëtarët e së cilës ndaluan në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan një automjet në të cilin ndodheshin M.K. dhe një person tjetër, teksa dyshohet se po tentonin të largoheshin nga Mali i Zi.

I dyshuari është shoqëruar në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ku është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e incidentit.

Policia njoftoi se për rastin është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin, i cili ka urdhëruar ndalimin e shtetasit të Kosovës M.K. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sjellje e dhunshme” ndaj viktimës S.B.. /Klankosova.tv

Lexo edhe

I riu nga Kosova thyen rekord, hyn në librin e Guiness-it (VIDEO)

I riu nga Kosova thyen rekord, hyn në librin e Guiness-it (VIDEO)

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë